Politika e privatësisë u përditësua. IslamiShqip tani ofron analitikë të brendshme opsionale, që aktivizohet vetëm nëse e pranoni. Reklama dhe gjurmim nëpër faqe të tjera nuk ka dhe nuk do të ketë. Shihni çfarë ndryshoi.

Pyetje & Përgjigje

Gjykimi i shitblerjes online dhe shitjes me porosi (pagesa në dorëzim)

Nëntor 2026 · 2 min lexim

Selamu alejkum. Unë punoj online me tekstil/rroba. Produktet i postojmë me foto dhe video reale dhe i shesim online, por nuk e pranojmë pagesën direkt. Klienti vetëm e porosit/rezervon produktin, ndërsa pagesa bëhet pasi ta pranojë mallin. Klienti ka të drejtë ta hapë produktin, ta refuzojë ose ta ndërrojë nëse nuk i përshtatet. A lejohet kjo formë pune në Islam, apo hyn te shitja e asaj që nuk e posedon? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje e përmbledhur

Kjo lloj shitjeje konsiderohet e lejueshme dhe nuk ka problem.

Përgjigje e shtjelluar

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Përderisa ju e keni mallin në dorë, në magazinën dhe në pronësinë tuaj në momentin kur e shisni, ju mund të lidhni kontratë shitblerjeje direkt online — përmes celularit apo rrjeteve sociale — ndërsa dorëzimin ia bëni klientit më pas me postë apo vetë në dorë.

Ndërsa, në qoftë se ju nuk e keni mallin në dorë dhe nuk e keni shtënë ende në pronësinë tuaj, atëherë komunikimi fillestar me klientin — ku ai bën porosinë, bini dakord për çmimin dhe ju i premtoni se do t'ia gjeni e do t'ia sillni — llogaritet thjesht si bisedë dhe premtim për shitje. Në këtë rast, kontrata e shitblerjes realizohet vetëm në momentin kur malli i shkon në dorë klientit, atëherë kur ai ka të drejtë ta pranojë ose ta refuzojë atë. Në këtë mënyrë, shitja e produktit online është e rregullt edhe nëse ju nuk e keni mallin në dorë në momentin e porosisë.

Po ashtu, edhe për rastin e parë ka një mënyrë tjetër përligjjeje: postierin mund ta konsideroni si përfaqësuesin tuaj. Sipas kësaj, biseda paraprake online llogaritet si porosi nga ana e klientit dhe premtim nga ana juaj për t'ia sjellë mallin, ndërsa vetë kontrata e shitblerjes konsiderohet e lidhur në momentin kur malli i dorëzohet klientit në dorë.

Të ngjashme

Gjykimi i blerjes me këste me çmim më të lartë

Gjykimi i përdorimit të ilaçeve me përmbajtje etanoli.

Një përgjigje për ata që duan të falen, por nuk gjejnë forcë.